Kontakte

Raiffeisen INVEST sh.a

Adresa: Blv “Bajram Curri” ETC, Kati 9, Tirana
Tel: 00355 4 2277901
Fax: 00355 4 2277905
e-mail: invest@raiffeisen.al

 
Sistemi i Pensioneve

Sistemi i Pensioneve në Shqipëri

Sistemi i pensioneve në Shqipëri përbëhet nga skema publike pay as you go (kolona e I-rë) e administruar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore si dhe skema vullnetare private (kolona e III-të) e administruar nga shoqëritë administruese të fondeve të pensionit.

Skema publike pay-as-you-go mbështetet në modelin Bismarck-ian, ku kontributet dhe përfitimet përcaktohen në raport me pagën, si dhe në parimin e solidaritetit.

Reforma e Pensioneve në vend është karakterizuar  nga dy ndërhyrje të rëndësishme:
   1. Reforma strukturore e vitit 1993
   2. Reforma parametrike  e vitit 2002.
Reforma e vitit 1993 është konsideruar “strukturore” pasi ajo riorganizoi tërësisht sistemin e sigurimeve shoqërore në vend duke e përshtatur në kuadrin e ekonomisë së tregut.  Ligjërisht kjo reformë krijoi strukturën e tanishme të skemës pay as you go në Shqipëri.
Reforma e dytë në sistemin e pensioneve, e vitit 2002 ishte e tipit parametrik. Ajo u mbështet fort nga Banka Botërore si një mënyrë për të rritur qëndrueshmërinë e sistemit. 

Skema private vullnetare e pensioneve, edhe pse “de jure”është prezantuar në vitin 1995, filloi të funksionojë vetëm pas 10 vitesh. Në vitin 2005 u liçencuan shoqëritë e para që do të menaxhonin fondet e pensionit vullnetar. Skema vullnetare private e pensioneve (kolona e III-të) funksionon si një skemë suplementare e skemës publike. Ajo është tërësisht vullnetare dhe u drejtohet te gjithë qytetarëve të cilët dëshirojnë të kenë të ardhura (pension) shtesë gjatë periudhës së pensionit.