Kontakte

Raiffeisen INVEST sh.a

Adresa: Blv “Bajram Curri” ETC, Kati 9, Tirana
Tel: 00355 4 2277901
Fax: 00355 4 2277905
e-mail: invest@raiffeisen.al

 
Fondi Raiffeisen PRESTIGJ

Informacion permbledhes
Prospekti
Rregullat e Fondit
Politika e Investimeve

 

Karakteristikat e Raiffeisen PRESTIGJ

Fondi i Investimeve Raiffeisen PRESTIGJ eshte nje fond me oferte te hapur publike, krijuar nga Raiffeisen INVEST, e cila i menaxhon asetet ndershmerisht dhe me profesionalizem ne interesin me te mire te investitoreve dhe integritetit te tregut.

Objektivi I Investimit te Fondit eshte te gjeneroje nje kthim sa me te mire nga investimi duke ruajtur kapitalin dhe likujditetin.

Shoqeria Administruese synon te kete nje portofol te perbere kryesisht nga instrumenta borxhi te emetuara dhe garantuara nga Republika e Shqiperise, duke marre pjese aktive ne ankandet e organizuara nga Banka e Shqiperise per bonot dhe bondet ne menyre qe te perfitohen norma interesi me te larta, qe edhe investitoret ne fond te kene kthyeshmeri me te larte.

Kjo strategji investimi e ben fondin Riaffeisen PRESTIGJ nje fond me profil te ulet risku. Megjithate risku eshte present ne cdo rast dhe eshte kryesisht risku i tregut (apo risku I ndryshimit te normave te interesit), risku I kredise, risku I likujditetit dhe risku I ndryshimit te legjislacionit tatimor.

Kuotat e fondit jane te leke. Shuma minimale per te investuar eshte 5,000 leke. Ne vijim mund te derdhet jo me pak se 1,000 leke.
Gjate periudhes se ofertes fillestare, cmimi I kuotes eshte 1,000 leke. Pas kesaj periudhe e cila mbaron me 29 Shkurt 2012, cmimi I kuotes eshte I njejte per te gjithe dhe I barabarte me vleren neto te aseteve ndare per numrin e kuotave, e kalkuluar ne baze te vleres se tregut te titujve qe perbejne portofolin e fondit.

Mbajtesit e kuotave ne fond mund te kerkojne ne cdo moment qe fondi te ribleje kuotat e tyre dhe shoqeria administruese ka detyrimin qe te permbushi kete kerkese maksimumi 7 dite nga marrja e kerkeses.
Kuotat ne fond jane kuota cumulative, prandaj te ardhurat nga investimi jane jane automatikisht te ri investuara dhe perfitueshmeria e investitorit duket ne rritjen e cmimit te kuotes.

Menyra per te terhequr shumat e investuara apo te ardhurat nga investimi eshte te shesesh perseri ne fond te gjithe kuotat qe zoteron ose nje pjese te tyre.
I vetmi komision qe klienti detyrohet te paguaje ne nje fondin e investimit RAiffeisen PRESTIGJ eshte vetem komisioni I administrimit I cili eshte 1.25% ne vit mbi vleren neto te aseteve. 

Raiffeisen PRESTIGE eshte nje fond shume transparent. Cdo informacion I rendesishem qe lidhet me fondin ose shoqerine administruese do te publikohet ne faqen zyrtare te Raiffeisen Invest, perfshire performancen e perditesuar te fondit.

Pse te investoni ne Fondin Raiffeisen PRESTIGJ?

Raiffeisen Prestigj Fund ieshte I investuar ne letrat me vlere te Qeverise Shqiptare. Ne jemi krenare te investojme ne Shqiperi. Krahas mundesise per te fituar dhe riskut te ulet, ne se bashku ndihmojme ne zhvillimin e Shqiperise.

Raiffeisen Prestigj eshte I pershtatshem dhe I perballueshem nga cdo njeri.

Eshte menyra me e mire e investimit per ju:

• Vetem 5,000 leke per te filluar
• Kthim I kenaqshem nga investimi
• Fleksibel dhe konvenient:
- Ju qendroni ne investim, e rrisni ose zvogeloni Shumen e investimit pa humbur asnje dite interes dhe pa paguar asnje komision.
- Ju nuk duhet te shpenzoni kohe duke ndjekur ecurine e ankandeve, maturitetet e titujve qe zoteroni. Menaxhere profesioniste e bejne ate per ju.
- Ju mund te aksesoni on line llogarine tuaj.

 
Çmimi i kuotës në Fondin Raiffeisen Prestigj datë